Prishtina shpesh herë radhitet në mesin e qyteteve me ajrin më të ndotur në botë.
Edhe sonte, cilësia e ajrit në kryeqytetin kosovar nuk është aspak e mirë dhe ka kaluar të gjitha standardet e lejuara.
Nga matjet që janë bërë në orën 00:00 rezulton se cilësia e ajrit është aktualisht në nivelin e 272 ppm, që është shumë herë më shumë se norma e lejuar.
Këto të dhëna janë marrë nga Qendra për matjen e cilësisë së ajrit e vendosur nga Ambasada Amerikane.
Kohëve të fundit është vlerësuar se cilësia e ajrit në Kosovë është shumë larg kritereve të lejuara, duke kaluar kështu madje edhe në nivele shqetësuese për shëndetin e qyterarëve, veçanërisht grupeve më sensitive./Klan Kosova/
Gjiganti ukrainas ofron afro 1 milion euro për kartonin e Lu...
Në kërkim ndërkombëtar për narkotikë, ekstradohen në Tiranë ...
Anija turke e peshkimit sulmohet në Detin e Zi, një viktimë ...
Presidentja sllovene ngre flamurin Palestinez në Pallatin Pr...
FIFA ndryshon edhe ceremoninë e himnit për Botërorin 2026
Policia ukrainase hap hetim pas gjetjes së trupit të një ush...