Komandanti i misionit të udhëhequr nga NATO, KFOR, gjeneralmajor Enrico Barduani, sot udhëhoqi ceremoninë e inaugurimit të “Sheshit Sir Michael David Jackson” në selinë e KFOR-it në Kampin Film City, Prishtinë. Sheshi mban emrin e Gjeneralit Michael David (“Mike”) Jackson, komandanti i parë i Forcës së Kosovës (KFOR).
KFOR bën të ditur se në ceremoni morën pjesë shumë të ftuar të nderuar, përfshirë bashkëshorten dhe djalin e gjeneralit, Lady Sarah dhe Mark, ish-oficer të regjimentit të parashutistëve ku ka shërbyer gjenerali Jackson, si dhe zëvendësshefin e Ambasadës së Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Paul O’Connor.
“Sot i bëjmë homazh një ushtari të jashtëzakonshëm, roli dhe udhëheqja e të cilit gjatë ditëve të para të KFOR-it ishin shembullore. Ai gjithmonë do të mbetet në zemrat tona, ashtu si edhe trashëgimia e shërbimit të tij në mbështetje të paqes dhe sigurisë për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë,” tha gjenerali Barduani duke iu drejtuar të pranishmëve.
Ceremonia u përmbyll me zbulimin e një pllake përkujtimore, përpara ndërtesës së selisë së KFOR-it.
Gjenerali Sir “Mike” Jackson shërbeu si komandanti i parë i KFOR-it nga 10 qershori deri më 8 tetor 1999. Ai luajti një rol kyç në vendosjen e themeleve të pranisë së NATO-s në Kosovë./Arbresh.info/

Prokuroria malazeze jep detaje rreth vrasjes së trefishtë ...
Kosova shpall organizatë terroriste Gardën Revolucionare të ...
Haxhiu ndan detaje nga takimi me Whitaker
Fjalët që Leonardi do t’ia thoshte Liridonës: “Motër, amanet...
OKB në Kosovë mirëpret aktgjykimin në rastin e Liridonës
Pakistani thirrje SHBA dhe Iranit të shqyrtojnë zgjatjen e a...