Komuna e Prishtinës ka rinisur sot punimet në sheshin “Xhorxh Bush”, pavarësisht ndalimit që është bërë nga Inspektorati i Trashëgimisë Kulturore.
Kështu bëri të ditur vetë kryetari i komunës, Përparim Rama i cili ndau pamje nga vendi i punimeve, shkruan Arbresh.info.
Kujtojmë se punimet në këtë shesh janë ndaluar dy herë radhazi nga Inspektorati i Trashëgimisë Kulturore, përderisa Komunës i është kërkuar që lënda për pajisje me leje nga Instituti i Kosovës për Mbrojtjen e Monumenteve (IKMM) të plotësohet.
Projekti i Komunës prej 18.4 milionë euro, nuk është miratuar nga organet e trashëgimisë kulturore./Arbresh.info/
Irani raportohet se ka bombarduar bazat ushtarake amerikane ...
Ndërpritet pothuajse totalisht interneti në Iran
MPJD apelon kosovarët që ndodhen në Izrael: Zbatoni udhëzime...
Irani nis sulmin me raketa ndaj Izraelit
28 vjet nga masakrat në Çirez e Likoshan
Ambasada e Kosovës në Izrael apelon për vigjilencë pas sulmi...