Një shpërthim ka ndodhur në një lokal sheshin “Edit Durham” në Prishtinë, rreth orës 19:37.
Lajmin për Arbresh.info e ka konfirmuar Agron Borovci, zëdhënës për media në Policinë e Kosovës, Qendra në Prishtinë.
Dyshohet se shpërthimi i një skuteri elektrik ia futi flakën një lokali në qendër të Prishtinës
Ai ka thënë se janë evakuuar dhe disa persona përreth për rastin në fjalë.
“Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ftuar edhe zjarrfikësit me qëllim të lokalizimit të zjarrit”.
“Për shkaqe sigurie janë evakuuar disa banorë përreth vendit të ngjarjes, ndërkaq deri më tani nuk raportohet për të lënduar përveç dëmeve materiale”.
“Policia në koordinim me prokurorin e shtetit ka nisur ndërmarrjen e veprimeve hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave që karakterizojnë ngjarjen”, ka thënë Borovci./Arbresh.info/
Izraeli: Do thellojmë goditjet ndaj regjimit iranian
Netanyahu njofton se Izraeli ka goditur ura dhe hekurudha në...
ShBA godet ishullin Kharg të Iranit
Enrique: Në çerekfinale të Champions-it s’ka favoritë
Shabani takim me Haxhiun: Të garantohen të drejtat e shqipta...
Zulfaj: Qeveria ka këto prioritete në rrugën drejt BE-së