Një farmaciste në qytetin e Tiranës është proceduar penalisht pasi i dha ilaçet e gabuara një klienteje.
Farmacistja 22-vjeçare i dha medikamentet e gabuara qytetares 38-vjeçare, duke i shkaktuar komplikacione shëndetësore.
Policia bën me dije se ka referuar në prokurori materialet për farmacisten, ku hetimi i akuzës do të vijojë në gjendje të lirë.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 kanë referuar materialet në Prokurori dhe po punojnë për kapjen e shtetases S. H., 22 vjeçe (farmaciste). Kjo shtetase, duke qenë e punësuar në një farmaci në Rrugën e Dibrës, dyshohet se i ka dhënë gabimisht medikamente mjekësore, shtetases M. K., 38 vjeçe, dhe si pasojë e konsumimit të tyre, 38-vjeçares iu kanë shkaktuar probleme shëndetësore”, thuhet në njoftimin e policisë./euronews.al
Punime në rrjet, këto vende do të mbesin sot pa rrymë
Rreth 64 mijë aplikime nga diaspora për votimet e 28 dhjetor...
SHBA i cakton afat 2027-ën Europës që ta marrë drejtimin e m...
Shpërthejnë luftime vdekjeprurëse në kufirin midis Pakistani...
Presidenti i FFK-së, Agim Ademi: Nëse kualifikohemi, ky do t...
Zgjedhjet e 28 dhjetorit, sot afati i fundit për ta ndërruar...