Lista Srpska ka paralajmëruar se Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, do ta vizitojë Veriun e Kosovës.
Por, kjo parti e afërt me Vuçiqin është shprehur kundër vizitës me arsyetimin se “nuk e shohin si presidenten e tyre”.
Presidenca ka njoftuar se Osmani do të dalë për të vazhduar vizitat në komuna por ende s’ka njoftuar për vizitë në Veri.
Por kryetarët e komunave veriore, Mitrovicës së Veriut, Leposaviqit, Zubin Potokut dhe Zveçanit në një njoftim të lëshuar nga Lista Srpska këtë e shohin si presion.
“Njoftimin e vizitës së Vjosa Osmanit e perceptojmë si një provokim të popullit serb dhe një formë tjetër presioni ndaj qytetarëve tanë, veçanërisht në dritën e veprimeve antiserbe dhe deklaratave antiserbe që Osmani i ka bërë në të kaluarën”, thuhet në një komunikatë nga kjo parti.
SIpas tyre askush në Veri nuk do ta perceptojë Osmanin si presidente të tyre.
“Në veri të Kosovës dhe … askush nuk e percepton Vjosa Osmanin si kryetare të tyre, as ne dhe as qytetarët tanë dhe përderisa ajo është e tillë, nuk ka çfarë të kërkojë as në veri të Kosovës…”, thuhet në komunikatën e Listës Serbe. /arbresh.info/
Aksident i rëndë në Tiranë, vdes 38-vjeçari
Edi: Dolce në Itali e ka Grande Fratello, këtu e ka Grande A...
Rubio kritikon BE-në për gjobën ndaj platformës X
FFK-ja reagon pas shortit të Botërorit
Kurti: Kosova histori suksesi në Indeksin Global mbi Krimin ...
Rritet numri i aplikuesve nga diaspora për votim në zgjedhj...