Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje në KQZ, Sami Kurteshi, ka kërkuar që procesverbali lidhur me rastin, ku ai është akuzuar se ka sulmuar një person për mosbartje të maskës të dërgohet në prokurori.
Po ashtu ai ka kërkuar që edhe pamjet e kamerave të dërgohen në prokurori.
Ai këto komente i ka bërë në fillim të mbledhjes së KQZ-së të enjten ku ka bërë thirre përsëri të vendosen maskat.
“Kam lexuar me vëmendje procesverbalin dhe ka të bëjë edhe me një rast që është nxjerr në media në formën qysh është nxjerr. Kërkoj nga përgjegjësi ta dorëzoj procesverbalin në prokurori për rastin”, tha Kurteshi.
Kurteshi ishte akuzuar se ka sulmuar një punëtorë të administratës së KQZ-së, pasi ai nuk kishte vendosur maskën për mbrojtje nga Covid-19./arbresh.info/
Në kërkim ndërkombëtar për narkotikë, ekstradohen në Tiranë ...
Anija turke e peshkimit sulmohet në Detin e Zi, një viktimë ...
Presidentja sllovene ngre flamurin Palestinez në Pallatin Pr...
FIFA ndryshon edhe ceremoninë e himnit për Botërorin 2026
Policia ukrainase hap hetim pas gjetjes së trupit të një ush...
Trump: Çmimet e naftës do të bien pas normalizimit të Hormuz...