Agjencia amerikane e lajmeve, Associated Press, si dhe portalet e mediave kryesore të shkruara dhe vizive në SHBA, kanë njoftuar si për nënshkrimin e Kosovës të Marrëveshjes së Stabilizim Asocimit me Bashkimin Evropian, ashtu edhe për ratifikimin e kësaj marrëveshjeje nga ana e Parlamentit sot, duke e vlerësuar si një moment historik për rritjen ekonomike të vendit dhe rrugëtimin drejt familjes evropiane.
“Parlamenti 120 anëtarësh votoi me 86 vota për ratifikimin e Marrëveshjes së nënshkruar javën e kaluar në Strasburg të Francës, marrëveshje që hapë rrugën për anëtarësimin përfundimtar dhe të plotë në BE, partnerin kryesor tregtar të Kosovës”, thuhet në këto njoftime, transmeton televizioni publik.
Më tej nënvizohet se “opozita e bojkotoi votimin duke kërkuar që qeveria të heqë dorë nga marrëveshjet me Serbinë dhe demarkacionin e kufirit me Malin e Zi”.
Edhe Departamenti Amerikan i Shtetit e ka quajtur nënshkrimin e marrëveshjes “një moment historik për Kosovën në rrugëtimin e saj drejt Evropës dhe integrimeve euro-atlantike”.
“Ne mirëpresim këtë marrëveshje dhe e urojmë udhëheqjen dhe popullin e Kosovës për punën e madhe në arritjen e këtij synimi”, thuhej në përshëndetjen e Qeverisë amerikane.
Gjiganti ukrainas ofron afro 1 milion euro për kartonin e Lu...
Në kërkim ndërkombëtar për narkotikë, ekstradohen në Tiranë ...
Anija turke e peshkimit sulmohet në Detin e Zi, një viktimë ...
Presidentja sllovene ngre flamurin Palestinez në Pallatin Pr...
FIFA ndryshon edhe ceremoninë e himnit për Botërorin 2026
Policia ukrainase hap hetim pas gjetjes së trupit të një ush...