Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa i ka dërguar të hënën një telegram ngushëllimi familjes Rexhaj, me rastin e vdekjes aksidentale të Sefer Rexhajt, anëtar i Kryesisë së Degës së LDK-së në Prizren.
“E nderuara familje Rexhaj, me rastin e vdekjes së veprimtarit të LDK-së, Sefer Rexhaj, ju lutem pranoni ngushëllimet e mia dhe strukturave të LDK-së, për humbjen e anëtarit të familjes. Kjo nuk është një humbje vetëm e familjes tuaj, por edhe e LDK-së dhe Prizrenit, pasi që kontributi i Tij, në strukturat e partisë dhe veprimtarisë në përgjithësi, zë një vend të merituar dhe të respektuar”, thuhet në telegramin e ngushëllimit të Mustafës.
Me tutje në telegram thuhet se dega e LDK-së në Prizren dhe gjithë strukturat e saj do ta kujtojnë Seferin si një veprimtar të devotshëm dhe të palodhshëm, në shërbim të qytetarëve të Kosovës.
Gjiganti ukrainas ofron afro 1 milion euro për kartonin e Lu...
Në kërkim ndërkombëtar për narkotikë, ekstradohen në Tiranë ...
Anija turke e peshkimit sulmohet në Detin e Zi, një viktimë ...
Presidentja sllovene ngre flamurin Palestinez në Pallatin Pr...
FIFA ndryshon edhe ceremoninë e himnit për Botërorin 2026
Policia ukrainase hap hetim pas gjetjes së trupit të një ush...