Taylor Swift po ia bën ëndrrën realitet vajzës nga Tottenham.
Taylor Swift ka dhuruar mbi 23 mijë funte për një adoleshente nga Tottenham e cila kishte nisur një apel në ‘GoFundMe’ për tu bërë matematiciente, shkruan DailyMail, transmeton lajmi.net.
Këngëtarja, 30 vjeçare, bëri dhuratën bujare për Vitoria Mario e cila e përshkroi veten si një ’18-vjeçare me ngjyrë dhe një ëndërr’.
E reja shpjegoi se pavarësisht se iu ofrua një vend i pakushtëzuar në Universitetin e Warwick për të studiuar matematikë, ajo nuk mund ta merrte atë.
Taylor hasi në apelin e Vitoria tek ‘GoFundMe’ dhe vendosi t’i dhurojë asaj para për të mbuluar pjesën tjetër të shkollimit.
Duke lënë një mesazh, ylli tha: ‘Vitoria, kam hasur në tregimin tuaj në internet dhe jam frymëzuar aq shumë nga nxitja dhe përkushtimi juaj për t’i kthyer ëndrrat në realitet.

Haxhiu pret në takim ambasadorin amerikan në NATO
Real Madridi ende pa vendim për trajnerin, Arbeloa nën presi...
Dënimi për vrasjen e Liridona Ademajt, reagon Dafina Zeqiri:...
Ulutas pret në takim ambasadorin amerikan në NATO në Prishti...
Kurti: Inovacioni dhe kreativiteti, bazë e zhvillimit të qën...
“Netanyahu do arrestohet në Hungari”/ Magyar: Hungaria nuk d...