Zëvendëskryeministrja për Çështje Ekonomike dhe nënkryetarja e LSDM-së, Mila Carovska në konferencë për shtyp tha se “konsultimet për Ligjin për Prokurori Vazhdojnë edhe sot deri në momentin kur gjitha elementet do të përmbushen dhe ligji do të gjendet në votim.
Zgjedhjet, sipas Carovskës, janë më 12 prill ndërsa nëse nuk votohen ligjet nga OBRM-PDUKM do të vazhdohet me funksionimin më të gjatë të Kuvendit, por zgjedhjet do të mbahen më 12 prill, njofton Telegrafi Maqedoni.
“Sa i përket Ligjit për Prokurori Publike, ka bisedime dhe në momentin kur përmbushen të gjitha elementet do të gjendet për votim. Të gjithë ata që mendojnë se ky shtet duhet të ecë para, të krijimë të ardhme për të rinjtë dhe për të tjerët është e rëndësishme ta shtrojnë dorën për atë ligj me qëllim që t’i hapin perspektivat e këtij shteti dhe të vazhdojmë të ecim me të njëjtin intensitet si këto dy vite e gjysmë”, tha Carovska.
Sipas saj, Qeveria ka konsensus në të gjitha çështjet dhe menjëherë nëse sheh se “Ligji për Prokurori Publike duhet të vendoset në rend dite në Qeveri, do të thotë se ka vendim dhe se ai ligj është i mirë”.
Carovska nuk zbuloi se sa deputetë për momentin do ta përkrahin ligjin dhe për çka po negociohet.
“Në momentin kur do ta vendosim në votim do të dimë se sa është numri i deputetëve që mbështesin shtetin dhe besojnë se ky shtet duhet të ecë para”, tha nënkryetarja e LSDM-së, Mila Carovska.
Tri ndeshje të forta sot në Superligën e Kosovës
Tre të mitur raportohen të zhdukur
Në Durrës i moshuari tenton të vrasë gruan duke e goditur me...
Policia nis hetim për një vdekje që ndodhi në QKUK
Ushtarakja nga Kosova shpallet më e mira në trajnimin në Abu...
Punime në rrjet, këto vende do të mbesin sot pa rrymë