Drejtori i Milanit, Frederic Massara ka hedhur poshtë spekulimet në lidhje me transferimin e Zlatan Ibrahimovic.
Problemi më i madh te Milani vazhdon të mbetet linja frontale pasi ata kanë shënuar vetëm 11 gola brenda 13 ndeshjeve në Serie A, transmeton portali arbresh.info.
Për shkak të kësaj, ata thuhet se kanë qenë në bisedime për rikthimin e Ibrahimovic si një agjent të lirë pas eksperiencës së tij në LA Galaxy.
“Ibrahimovic është një kampion madhështor që ka shkruar faqe të rëndësishme në librin e historisë në Milan. Kur emri i tij ofrohet në Milan, kjo kthehet në një sugjerim të parezistueshëm, por mbetet vetëm një ide. Kur të hapet merkato e transferimeve, ne do të shohim se çfarë duhet bërë”
Massara ka diskutuar gjithashtu edhe të ardhmen e Gianlugi Donnarummas duke theksuar se “nuk shqetësohet” për largimin e tij pavarësisht kontratës./arbresh.info/
Dua Lipa dhe Callum Turner nisin festimet e dasmës në Palerm...
Kosovari shpallet fajtor për zjarrvënie në Ulqin, dënohet me...
Autoritetet ndalojnë 50 mijë euro të padeklaruara në Durrës
Von der Leyen: Shqipëria po avancon me ritëm të shpejtë drej...
Dasma e Dua Lipës në Palermo ngjall debat mes banorëve venda...
Osmani në tubimin përmbyllës: Kosova meriton më shumë, po ha...