Presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut Stevo Pendarovski sot në Vilën Vodno do ta pranojë ministrin për Punë të Jashtme, Nikolla Dimitrov.
Shefi i shtetit javën e kaluar paralajmëroi se do të kërkojë nga MPJ dhe Qeveria analizë për performansat e politikës së jashtme dhe punën e përfaqësive diplomatike- konsullore.
Pendarovski do ta zhbllokojë edhe procedurën për pëlqimet e ambasadorëve që ishte bllokuar nga paraardhësi i tij, Gjorge Ivanov me qëllim plotësimin e vendeve të zbrazëta të ambasadave.
Takimi ndodhë para publikimit të Raportit të KE-së për progresin e shtetit dhe samiteve kyçe të BE-së ku pritet vendi të merr datë për fillim të negociatave inkuadruese./GazetaExpress/
Kurti viziton familjen Krasniqi në Prizren, diskutime për ek...
Një veturë me targa serbe shihet në Zvërnec, ngrihen dyshime...
Luan Krasniqi voton në Ambasadën e Kosovës në Hamburg
Ylli francez shmang krahasimet: Messi dhe Ronaldo nuk janë t...
Ukraina godet Rusinë, mbi 140 dronë në sulm ndaj Shën Peters...
Prokuroria në Prizren kërkon paraburgim për të dyshuarin për...