Pas një historie dashurie shtatë vjeçare dhe pritjes nëntë mujore, aktori Visjan Ukcenaj dhe regjisorja Jona Xhelilaj janë bërë për herë të parë prindër.
Bashkëshortja e Ukcenaj ka sjellë në jetë djalin e tyre mbrëmjen e djeshme dhe si ajo, dhe djali i tyre gëzojnë shëndet të plotë.
Lajmin e bukur të ardhjes në jetë të vogëlushit Visjani e dha vetë mëngjesin e nëpërmjet një postimi të ndjerë në profilin e tij në Instagram. “Mbrëmë Jona solli në jetë djalin tonë. Zoti na bekoi me një engjëll. Jam i lumtur që e ndaj dhe me ju gëzimin më të madh të jetës. Këtë gëzim që asnjë prind nuk mund ta përshkruaj me fjalë. Këtë gëzim që i jep kuptim jetës”, shkruante Visjani krahas fotos së ëmbël të vogëlushit. Madje në një prononcim për “revistawho.com” Visjani ka zbuluar edhe emrin e veçantë të vogëlushit. Ata e kanë pagëzuar djalin e tyre me emrin Divin, i cili vjen nga frëngjishtja dhe do të thotë hyjnor.

Rritet në 452 numri i rasteve me Ebola në Kongo, 82 viktima
Arsenali futet në garë për Ander Barrenetxea
Kurti: Zgjedhjet ishin të panevojshme, por tash votimi është...
Dua Lipa dhe Callum Turner nisin festimet e dasmës në Palerm...
Kosovari shpallet fajtor për zjarrvënie në Ulqin, dënohet me...
Autoritetet ndalojnë 50 mijë euro të padeklaruara në Durrës