“E varfër, por krenare. E keqtrajtuar dhe kryelartë. Edhe pak ka mbetur…” Me këto fjalë, aktorja turke, Nurgul Yesilcay, ka prezantuar projektin e saj më të ri, që siç thotë vetë ajo pritet të nisë së shpejti.
Aktorja 42-vjeçare shkëlqeu me rolin e Gylserenit në serialin “Fate të Kryqëzuara”, transmetuar në Tv Klan, ndërsa së shpejti ajo do të shfaqet sërish me rolin e saj në serialin “Sulltanesha Kosem”.
Vitin e kaluar aktorja ka marrë pjesë vetëm në xhirimet e një filmi në Iran, ndërsa në sezonin e ri 2018-2019 pritet të nisë projektin e saj të ri, emri dhe detajet e së cilit nuk dihen ende.
Ajo që dihet është vetëm se Yesilcay do të luajë rolin e një gruaje të varfër, por krenare, të keqtrajtuar, por kryelartë./tvklan.al/
Akuzohet për drogë në Australi, reagon Elvis Pupa
Sulm izraelit në Gaza i merr jetën nëntë fëmijëve të një mje...
Salah fiton çmimin ‘Lojtari i sezonit’ në Ligën Premier dhe ...
Në Ditën e Presidentit, Osmani kujton Rugovën: Sot ecim hapa...
Haradinaj nderon heroizmin e Batalionit Gardist “Shkël...
Arrestohet një 25-vjeçar në Shtime, dyshohet për vjedhje të ...