Erion Veliaj është një ndër kryebashkiakët më të komentuar dhe më të pëlqyer nga publiku, shkak për këtë padyshim është bërë puna e tij dhe simpatia që njerëzit kanë krijuar për të.
Me anë të një lidhje telefonike për emisionin radiofonik “Sokol Balla Live” në IN Radio 105.7, Erion Veliaj, përveç çështjes së teatrit foli edhe për faktin se së shpejti do të bëhet baba.
Ai u shpreh se fakti që do të bëhet baba e ka transformuar, pavarësisht se ka qenë edhe më përpara shumë i ndjeshëm ndaj fëmijëve tani është bërë disa herë më shumë i vëmendshëm.
“Sot kur po vija në punë, po sigurohesha që tek Sheshi Willson po bëheshin disa rregullime për uljen e trotuarit dhe po thoja me vete, karroca kalon këtu? Kam filluar të vë re shumë gjëra të vogla që ndoshta i vini re vetëm ata që kishin fëmijë”, është shprehur zoti Veliaj.
Gjithashtu kryebashkiaku i Tiranës u shpreh se si Erion fakti që do të bëhet baba do e bëjë më të mirë si njeri, por edhe si kryetar Bashkie./In TV/
Mourinho optimist para përballjes me Real Madridin
Prokuroria Speciale arreston një person për dhënie ryshfeti ...
Sekuestrohet një armë zjarri në Kaçanik, shoqërohet në polic...
Szoboszlai në radarin e Realit – Liverpooli i ofron kontratë...
Rritet numri i të moshuarve, lindshmëria bie në nivel histor...
Përmbytjet në Francë lënë dy të vdekur, 81 departamente në g...