Pas një sezoni jo të mirë tek Horsensi në Danimarkë, Muhamet Hyseni është rikthyer tek Llapi.
Ai u transferuar si huazim deri në fund të sezonit, shkruan Arbresh.info.
Lajmi është bërë i ditur nga vetë klubi përmes një postimi në rrjetin social Facebook. Madje ai pritet të jetë i gatshëm për ndeshjen e nesërme me Dritën.
“Klubi Futbollistik Llapi ka kënaqësinë të njoftojë rikthimin e sulmuesit Muhamet Hyseni, i cili vjen në formë huazimi nga klubi danez AC Horsens deri në fund të këtij edicioni.”
“Dokumentacioni tashmë është kompletuar dhe ‘Momo’ do të jetë i gatshëm të ndihmojë ekipin që nga ndeshja e nesërme derbi ndaj Dritës”, shkruhet në njoftim.
Hyseni ishte golashënuesi më i mirë i Superligës 2023/24 me 26 gola, si dhe ka qenë pjesë e formacionit të vitit./Arbresh.info
Policia e Kosovës trajnohet me KFOR-in për situata emergjent...
Zbulohet laborator droge në Graçanicë
Bernabeu nuk harron: Camavinga në qendër të kritikave pas el...
Sveçla: Mjedisi që na rrethon është trashëgimi e përbashkët ...
Tragjike në Shkodër, 27-vjeçarja humb jetën pas lindjes së b...
Haxhiu: E kam ofruar pozitën e kryeparlamentares që të shman...