Lorenzo Insigne është jashtë skuadrës për ndeshjen vendimtare të Napolit në Ligë të Kampionëve ndaj Feyenoordit për shkak të lëndimit që lojtari ka pësuar ndaj Juventusit.
Reprezentuesi i Italisë ka pasur probleme të vazhdueshme në ijë dhe në disfatën e së premtes ndaj kampionit u detyrua të largohet nga fusha, transmeton portali arbresh.info.
“Partenopei” duhet të mposhtë gjithsesi Feyenoordin nesër në mënyrë që të ketë shans të jetë pjesë e 1/8-së, por Insigne nuk është i gatshëm dhe është lënë jashtë skuadrës së Maurizio Sarrit.
Napoli do të niset këtë pasdite për në Holandë./arbresh.info/
Skuadra e plotë e Napolit për ndeshjen ndaj Feynoord: Reina, Rafael, Sepe, Albiol, Chiriches, Hysaj, Koulibaly, Maksimovic, Maggio, Mario Rui, Jorginho, Allan, Diawara, Hamsik, Rog, Zielinski, Giaccherini, Callejon, Ounas, Mertens
Trump: Çmimet e naftës do të bien pas normalizimit të Hormuz...
Konjufca për LDK-në: Familjarë të figurave të saj merren me ...
Aksident fatal në Fier–Vlorë, makina përplas për vdekje këmb...
Rritet në 452 numri i rasteve me Ebola në Kongo, 82 viktima
Arsenali futet në garë për Ander Barrenetxea
Kurti: Zgjedhjet ishin të panevojshme, por tash votimi është...