Vogëlushi Mario ka pushtuar rrejtët sociale në humbjen e Napolit në shtëpi ndaj Fiorentinës në fundjavën e kaluar.
Tifozi i vogël i napolitanëve po qante shkaku që skuadra e tij e zemrës pësoi humbje, e që ajo video u bë virale në internet.
Ai moment pikëllues ka shkuar deri te anëtari i Napolit, Lorenzo Insigne, që është detyruar ta bëjë një video personale dhe t’i kërkojë falje Marios për zhgënjimin që ia dhanë.
“Përshëndetje Mario. Më vjen keq për rezultatin dhe për lotët e tu, Të premtojmë se që tani e deri në fund, do të bëjmë një kampionat të madh dhe do të kthehesh të buzëqeshësh me ne”, ishin fjalët e kapitenit të napolitanëve të cilët po kalojnë një krizë të thellë si asnjëherë më parë në dekadën e fundit.
Napoli shkarkoi Carlo Ancelottin duke e zëvendësuar me Gennaro Gattuson, por forma e tyre e dobët po vazhdon dhe duket se nuk do të arrijnë të futen në top katërshe pas aktualisht janë në vendin e 11-të me 24 pikë. /Telegrafi/
VIDEO – Insigne premia il bambino in lacrime @Lor_Insigne pic.twitter.com/WVqONDaOki
— Napoli Magazine (@napolimagazine) January 20, 2020
VIDEO – Insigne premia il bambino in lacrime @Lor_Insigne pic.twitter.com/WVqONDaOki
— Napoli Magazine (@napolimagazine) January 20, 2020
Abdixhiku jep detaje nga takimi me Kurtin: U kërkua presiden...
Qeveria i propozon Kuvendit tre emra për Këshillin Shtetëror...
Abdixhiku për rikthimin e Osmanit: Po bashkohemi, s’ka që e ...
Trump thotë se s’do ta zgjasë armëpushimin me Iranin
Çitaku: Nuk do ta kisha besuar kurrë se në Kuvend do të kërk...
Haxhiu distancohet nga deklarata e deputetit Geci