Kjo fundjavë, ishte mjaft pozitivë për një pjesë të lojtarëve të Kombëtares së Shqipërisë, të cilët kanë bërë paraqitje mjaft të mira me klubet e tyre në Evropë.
Odisë Roshi, “rrufeja” e Kombëtares ka qenë një nga lojtarët më të mirë në formacionin e Bolusporit, skuadër me të cilën aktivizohet në Turqi.
Fieraku dhuroi një asistim për Bajramin në fillimin e pjesës së dytë, gol që barazoi përkohësisht ndeshjen për klubin turk ku aktivizohet Roshi, ky i fundi u vlerësuar me notën 7.5 nga “SofaScore”.
Myrto Uzuni sërish heroi i Ferencvaros në Hungari. Sulmuesi kuqezi ka udhëhequr skuadrën e tij drejtë fitores, teksa tundi rrjetën që në minutën e 47-të, duke kaluar në avantazh skuadrën e tij.
Një tjetër gol vjen edhe nga Austria, aty ku Giacomo Vrioni po shpërthen me Tirolin. Mungesa disa javore për shkak të lëndimi e ka rikthyer sulmuesin shqiptar më të fort se kurrë, i cili Brenda pak ditësh ka arritur të kthehet në protagonistin kryesor të skuadrës së tij dhe të shënoj tre gola në tre ndeshje për skuadrën austriake.
Ndërsa, edhe nga skuadra e të rinjëve, Armando Dobra ka realizuar gol mjaft të bukur për Cholchester United në Angli.
Ky ishte goli i parë për sulmuesin shqiptar, i cili pas disa lëvizjeve futet në zonën kundërshtare, për të goditur në mënyrë të shkëlqyer topin për të përfunduar pastaj në rrjetë./Arbresh.info
Policia ukrainase hap hetim pas gjetjes së trupit të një ush...
Trump: Çmimet e naftës do të bien pas normalizimit të Hormuz...
Konjufca për LDK-në: Familjarë të figurave të saj merren me ...
Aksident fatal në Fier–Vlorë, makina përplas për vdekje këmb...
Rritet në 452 numri i rasteve me Ebola në Kongo, 82 viktima
Arsenali futet në garë për Ander Barrenetxea