Komisioni i Etikës dhe Disiplinës në UEFA dënoi me rreth 28 mijë euro Federatën Shqiptare të Futbollit për hedhjen e sendeve në fushë dhe ndezjen e flakadanëve në stadium, në duelin kundër Çekisë, i luajtur më 16 nëntor në stadiumin kombëtar në Tiranë.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë FSHF-ja përmes një postimi në sajtin e tyre zyrtar, shkruan Arbresh.info.
Me 2750 euro është dënuar për ndezjen e flakadanëve.
Me 25000 euro tjera FSHF u gjobit për hedhjen e sendeve në fushë nga tifozët e pranishëm në shkallët e stadiumit.
Federata Shqiptare e Futbollit është e obliguar e të paguar dënimin brenda 90 ditëve nga komunikimi i këtij vendimi.
Policia shqiptoi për 24 orë, rreth 1 mijë e 900 gjoba në tra...
Arrestohet taksisti me 4 pistoleta dhe lëndë narkotike në Ti...
Daut Haradinaj thotë se mund të shmangen zgjedhjet në prill:...
Amorimi para ndeshjes me Spurs: Ndoshta ne merituam më shumë...
Përfshihet nga flakët një depo parfumesh në Turqi, humbin je...
Aksident tragjik në aksin rrugor Lezhë–Milot, humbin jetën d...