Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka ftuar të gjithë qytetarët që të marrin pjesë në hapjen e fushatës për zgjedhjet e 7 qershor.
Ky tubim, do të mbahet të enjten, nga ora 18:00, në sallën “1 tetori” në kryeqytet.
Abdixhiku ka thënë se do të jetë tubimi më i madh elektoral.
“Mblidhemi edhe një herë. Këtë herë bashkë! Në tubimin më të madh elektoral. Në një natë që nis një rrugëtim të ri. Në një sallë plot njerëz që besojnë se Kosova, atdheu ynë, ka ende ëndrra për të ndërtuar, shpresë për të ringritur dhe njerëz të mirë që nuk heqin dorë prej saj, por bëhen bashkë!”, ka shkruar Abdixhiku.
BE: Gaza nuk mund të harrohet, situata mbetet e tmerrshme
Ylber Ramadani, lojtari që ka vrapuar më së shumti në Serie ...
Pas vendimit të Gjykatës së Lartë, pritet normalizimi i puni...
Kurti vuri gurthemelin e zgjerimit dhe renovimit të stadiumi...
“Nesër protestë edhe në Prishtinë”, thirrje nga Tirana: Jemi...
Jashari uron Kurban Bajramin: Kjo festë të sjellë mirëkuptim...