Pas festimeve për titullin në Premier League, te Arsenali tashmë kanë nisur planet për afatin kalimtar të verës, me trajnerin Mikel Arteta që kërkon përforcime të reja në repartin ofensiv.
Sipas “talkSPORT”, Arteta po udhëheq personalisht përpjekjet për transferimin e talentit të Aston Villa, Morgan Rogers.
Mesfushori ofensiv anglez zhvilloi një sezon të shkëlqyer me Aston Villën, duke ndihmuar klubin të fitojë Europa League dhe t’i japë fund pritjes 30-vjeçare për një trofe madhor.
Raportohet se bisedimet fillestare mes Arsenalit dhe përfaqësuesve të lojtarit tashmë kanë nisur, ndërsa Aston Villa ka vendosur një çmim prej 80 milionë eurosh për kartonin e Rogersit.
Arsenali pritet të përballet me konkurrencë të fortë për transferimin e tij, pasi interesim kanë shfaqur edhe Chelsea dhe Manchester United.
Afrimi i mundshëm i Rogersit mund të ndikojë drejtpërdrejt në të ardhmen e Gabriel Martinelli, i cili sezonin e fundit humbi vendin e titullarit ndaj Leandro Trossard.
Braziliani realizoi vetëm 11 paraqitje si titullar në kampionat dhe së fundmi është lidhur me një transferim te Paris Saint-Germain.
Megjithëse Martinelli thuhet se ndihet i lumtur në “Emirates”, ardhja e një tjetër lojtari në krahun e majtë mund ta shtyjë atë drejt largimit gjatë kësaj vere.
Protesta në Meksikë para Kupës së Botës, rreth 130 mijë pers...
Osmani dhe Abdixhiku takojnë kongresistin amerikan Keith Sel...
Shpëtohet bjeshkatari gjerman 48-vjeçar në Luboten
Pacolli uron Kurban Bajramin: Kjo festë të na afrojë më shum...
Hakimi dhe Dembele rikthehen në stërvitje me PSG-në, të gats...
Rama në Konferencën Ndërqeveritare: Shqipëria s’ka alternati...