Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton se është duke vazhduar shtypja e fletëvotimeve të cilat do të përdoren për votim në zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës.
Shtypja e fletëvotimeve po realizohet në shtypshkronjën e dokumenteve me siguri të lartë, “Cetis”, në Celje të Sllovenisë.
Në njoftimin e KQZ-së thuhet se fletëvotimet përmbajnë elemente të avancuara të sigurisë, të cilat garantojnë autenticitetin dhe mbrojtjen e tyre nga kopjimi apo falsifikimi, në përputhje me standardet e përcaktuara nga KQZ.
Shtypja e fletëvotimeve është mbikëqyrur nga ekipe të anëtarëve të KQZ-së, të cilët kanë përcjellë nga afër të gjitha fazat e këtij procesi.
“Fillimisht, procesi i shtypjes së fletëvotimeve është mbikëqyrur nga anëtarët Ilir Gashi, Sami Hamiti, Muharrem Nitaj, Violeta Salihu, ndërsa më pas mbikëqyrja është vazhduar nga Kryesuesi i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi dhe anëtari Alban Krasniqi. Gjatë ditëve në vijim, fazat përmbyllëse të këtij procesi do të mbikëqyren edhe nga anëtarët e tjerë të KQZ-së Stefan Filipović, Delvir Tairi dhe Shukrije Stolla. Pjesë e këtyre ekipeve janë edhe zyrtarë të Sekretariatit të KQZ-së”, thuhet në njoftim.
Fletëvotimet përmbajnë elemente të avancuara të sigurisë, të cilat garantojnë autenticitetin dhe mbrojtjen e tyre nga kopjimi apo falsifikimi, në përputhje me standardet e përcaktuara nga KQZ.
“Në përgjithësi, sipas vendimit të KQZ-së për zgjedhjet e parakohshme për Kuvedin e Kosovës, janë planifikuar të shtypen 1,778,300 fletëvotime, prej të cilave 1,605,000 për votimin në vendvotime të rregullta; 19,450 për votimin me kusht; 13,500 fletëvotime rezervë, 3,500 për votimin e personave me nevoja të veçanta; 108,000 për votimin me postë; dhe 28,850 për votimin në përfaqësi diplomatike”, njofton KQZ./Arbresh.info
BE: Gaza nuk mund të harrohet, situata mbetet e tmerrshme
Ylber Ramadani, lojtari që ka vrapuar më së shumti në Serie ...
Pas vendimit të Gjykatës së Lartë, pritet normalizimi i puni...
Kurti vuri gurthemelin e zgjerimit dhe renovimit të stadiumi...
“Nesër protestë edhe në Prishtinë”, thirrje nga Tirana: Jemi...
Jashari uron Kurban Bajramin: Kjo festë të sjellë mirëkuptim...