“Tirana, Shkupi, Prishtina janë bashkë”, studentët nga Kosova i bashkohen protestës

18:03 | 26 Maj 2026
E.H

Tiranës iu bashkuan sot zërat e studentëve shqiptarë nga të gjitha trevat, në një protestë të organizuar në mbështetje të studentëve në Maqedoninë e Veriut.

Krahas të rinjve nga Shqipëria, pjesë e marshimit u bënë edhe studentë nga Kosova, duke e kthyer protestën në një mesazh të përbashkët për mbrojtjen e të drejtës së gjuhës shqipe në arsim.

Marshimi nisi nga Sheshi Skënderbej dhe vijoi drejt Ambasadës së Maqedonisë së Veriut në Tiranë, ndërsa organizimi dhe fjalimet u drejtuan nga vetë studentët shqiptarë të RMV-së.

Mes pankartave dhe thirrjeve “Tirana, Shkupi, Prishtina janë bashkë”, protestuesit kërkuan që provimi i Jurisprudencës të jepet edhe në gjuhën shqipe./A2cnn

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme