Dalin në shitje biletat për ndeshjen Çeki–Kosovë

17:34 | 26 Maj 2026
E.H

Federata e Futbollit e Çekisë ka nisur zyrtarisht shitjen e biletave për ndeshjen miqësore ndërmjet Çekisë dhe Kosovës, e cila do të zhvillohet më 31 maj në Pragë.

Lajmi është bërë i ditur nga Federata e Futbollit të Kosovës (FFK), e cila u ka bërë thirrje tifozëve “Dardanë” që të jenë sa më të pranishëm për ta mbështetur Kombëtaren në këtë përballje.

Sipas njoftimit të FFK-së, tifozët kosovarë mund t’i sigurojnë biletat përmes platformës zyrtare të shitjes online, ndërsa sektorët e rezervuar për ta janë F1, F2, F20, F21, A20 dhe A21.

“Dardanë, shihemi në stadium. Mbështetja juaj na duhet në çdo sfidë”, thuhet në mesazhin e FFK-së drejtuar tifozëve.

Shpërndaje në rrjete sociale