Loriana Kuka ka arritur në çerekfinale të Mastersit të xhudos që po mbahet në Doha të Katarit.
Kuka në raundin e dytë në kategorinë deri 78 kilogramë, e mposhti pas shtatë minutave luftë, nënkampionen olimpike të Rio 2016, francezen Audrey Tcheumeo.
Tcheumeo mori tri dënime, që rezultoi me fitore të Kukës.
Kuka në raundin e parë e mposhti Sarah-Myriam Mazouzin e Gabonit. Në çerekfinale do të përballet me japonezen Shori Hamada, ish-kampione e botës./Arbresh.info/
Osmani uron Bajramin: Qoftë kjo festë moment bashkimi, falje...
Ulen çmimet e derivateve në Kosovë, nafta 1.58 euro për litë...
Zbulohen 100 bimë të dyshuara narkotike në një arë me patate...
Kontrabanduan 30 dele nga Serbia, njëri arratiset e tjetri a...
27 Maji – Dita kur u konfirmua aktakuza për krime lufte ndaj...
Kurti sot zhvillon takim me kongresistë amerikanë