Liverpooli duket se e ka emergjencë gjetjen e një portieri të ri, pasi dy portierët aktualë nuk ofrojnë siguri.
“Liverpoolecho”, e cila është një media e certifikuar pranë klubit të Liverpoolit ka shkruar një artikull në faqen e saj ku i sugjeron drejtuesve disa nga portierët më të mirë të momentit, ndër të cilët Liverpooli mund të zgjedhë.
Portierët variojnë nga ata me eksperiencë si Jan Oblak deri ata më të rinjtë. Midis të përzgjedhurve është edhe portieri i Kombëtares tonë, Thomas Strakosha.
Ja cfarë shkruan për shqiptarin kjo media.Zgjedhja statistikore – Thomas Strakosha! Shqiptari është pak i njohur, por ka bërë mjaft mirë me Lacion këtë sezon, duke patur statistika mjaft të mira. 22-vjecari i lindur në Athinë ka pritur 53 krosa brenda zonës së tij, me një saktësi prej 100%.
Por më e rëndësishmja, ai ka pësuar vetëm 24 gola në 19 ndeshje, duke e mbajtur portën 5 herë të paprekur. Ai vetëm mund të përmirësohet në të ardhmen.

Zelensky: Ndihmojmë vendet e Lindjes së Mesme kundër dronëve...
MPB nis aplikimet për lejeqëndrim dhe regjistrim dokumentesh
Vetura e policit të Lezhës hidhet në erë me tritol
Hoxhaj: Habermas ishte një zë i fuqishëm i drejtësisë dhe mb...
10-shi i UÇK-së, Rexhep Selimi feston sot ditëlindjen e 55-t...
24 aksidente me të lënduar dhe mbi 2 mijë tiketa të shqiptua...