Thiery Henry kritikon gjyqtarin e ndeshjes Atletico – Barça: Nuk ishte karton i kuq për Cubarsín

08:29 | 9 Prill 2026
D.H

Legjenda e futbollit francez dhe ish-futbollisti i Barcelonës, Thierry Henry, ka reaguar ashpër ndaj vendimit të gjyqtarit rumun István Kovács për ta përjashtuar mbrojtësin e Barcelonës, Pau Cubarsí, në ndeshjen kundër Atletico Madridit.

Gjatë analizës së tij në CBS Sports, Henry theksoi se kartoni i kuq i dhënë në minutën e 44-të ishte i gabuar dhe ndikoi drejtpërdrejt në rrjedhën e ndeshjes së parë çerekfinale në UEFA Champions League.

“Jo, jo, jo… për mua kjo nuk është karton i kuq. Më vjen keq. E kuptoj rregullin – lojtari i fundit që ndalon një rast për gol – por duhet parë situata me kujdes,” deklaroi Henry.

Sipas tij, disa elemente kyçe nuk justifikonin një përjashtim: Topi nuk ishte plotësisht nën kontroll, këndi i aksionit nuk ishte ideal, kishte ende distancë deri te porta.

“A jemi të sigurt që do të shënonte? Unë nuk jam i bindur,” shtoi ai, duke iu referuar ndërhyrjes ndaj Giuliano Simeone.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Managing Barça (@managingbarca)

Henry shkoi edhe më tej duke theksuar se vendime të tilla duhet të merren me shumë kujdes në nivele të tilla.

“Për mua është karton i verdhë, jo i kuq. Sepse në momentin që e përjashton lojtarin, ndryshon komplet ndeshjen. Në Champions League duhet të jesh 100% i sigurt. Mendoj që gjyqtari reagoi shumë shpejt”, u shpreh ai.

Atletico fitoi 2-0 në “Camp Nou”, ndeshja e radhës luhet të martën e ardhshme në Madrid./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale