Ndeshja Rilindja 1974 – Trepça, përveçse prodhoi gola, prodhoi edhe tensione pas ndeshjes.
Këtë të hënë, Rilindja i bëri konak Trepçës, për ndeshjen e xhiros së 27-të në Ligën e Parë të Kosovës.
Skuadra vendase fitoi 2-1, me golat e shënuar nga Elton Idrizaj dhe Leonot Bajrami.
Por, pas ndeshjes pati një përplasje mes dy skuadrave.
Një përplasje e tillë, madje detyroi që të ndërhyjë edhe Policia e Kosovës.
Arsyeja për zënkën nuk dihet, por ajo çka dihet është se gjithçka u mbyll pa telashe të mëdha, me policinë që e qetësoi situatën.
Me këtë fitore, Rilindja shkon në kuotën e 24 pikëve, në vendin e 16-të në tabelë.
Ndërkohë, skuadra mitrovicase mbetet e dhjeta me 31 pikë.
Temperatura deri në 24 gradë, parashikimi i motit për nesër
Studenti shqiptar në Maqedoni të Veriut: Protesta s’është e ...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Hudhra – ilaçi natyral që fuqizon shëndetin
Nxjerrja ilegale e thëngjillit në Vushtrri rrezikon banorët ...
Kopenhaga zgjidhet qyteti më i lumtur në botë