Ndërmjetësuesi i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen, pas një takimi me ministrin e Jashtëm të Shqipërisë, Ferit Hoxha, ka deklaruar se dialogu për normalizimin mes Kosovës dhe Serbisë nuk do të bilateralizohet dhe se do të vazhdojë të mbetet proces i lehtësuar nga Bashkimi Evropian.
Ai ka thënë se të dyja palët kanë nevojë për normalizim për të avancuar në rrugën drejt BE-së.
“Me ministrin e Jashtëm të Shqipërisë, Igli Hasani, bisedova për dialogun për normalizimin mes Kosovës dhe Serbisë. Theksova se nuk do të ketë bilateralizim të dialogut. Ai mbetet një proces i lehtësuar nga BE-ja mes Kosovës dhe Serbisë. Të dyja palët kanë nevojë për normalizim për të avancuar në rrugën e tyre drejt BE-së”, ka shkruar Sørensen në X.
Rama në Konferencën Ndërqeveritare: Shqipëria s’ka alternati...
Serbët duan ta heqin simbolin që e vendosi Erden Atiqi në ve...
Kos: Shqipëria për 10 vite dha rezultat, arritja e sotme hap...
Vdes 47-vjeçari pas lëndimeve të marra në aksidentin në rrug...
VIA: Gjykata e Lartë rrëzon Valon Ademin, Behgjet Pacolli ri...
Blerim Isufaj padit KPK-në, kërkon të anulohet konkursi i ri...