Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, bashkë me ministrin në detyrë të Sportit dhe Rinisë, Blerim Gashani, vunë gurthemelin e zgjerimit dhe renovimit të stadiumit “Ferki Aliu”, në Vushtrri.
Teksa uroi Klubin e Futbollit Vushtrria për rikthimin në Superligën e Kosovës, si kampione e Ligës së Parë, kryeministri në detyrë tha se ky është një sukses i merituar për këtë qytet që gjithmonë ka qenë i lidhur ngushtë me sportin dhe me talentin.
“Krahas këtij suksesi sportiv, me ju dua të ndaj edhe një lajm shumë të rëndësishëm e të gëzueshëm për infrastrukturën sportive në vendin tonë. Po vazhdojmë me investim për zgjerimin dhe renovimin e stadiumit në Vushtrri, një projekt me vlerë 4 milionë e 693 mijë e 987 euro”, tha Kurti.
Ai shtoi se stadiumi do të ndërtohet sipas standardeve të kategorisë II të UEFA-s, me kapacitet prej mbi 4 mijë ulëse për shikues dhe me tribuna të mbuluara nga të katër anët, përmes konstruksionit modern metalik. Afati për realizimin e punimeve është 550 ditë kalendarike./Arbresh.info

The Athletic: Granit Xhaka transferimi më i goditur i sezoni...
11 të vrarë në një fshat në Liban – Izraeli intensifikon sul...
Kurti pret nesër në takim dy kongresistët amerikanë
Ebola rikthen frikën në Afrikë, mbi 200 viktima dhe 10 shtet...
Osmani: Deputetët e LVV-së që kanë shpifur ndaj meje do t’i ...
Lansohet Platforma Këshilluese e Grave për dialogun Kosovë–S...