Mesfushori shqiptar, Ylber Ramadani, po vazhdon të konfirmojë formën e tij të jashtëzakonshme në elitën e futbollit italian, Serie A.
Futbollisti i Lecce-s është duke kryesuar një nga statistikat më të rëndësishme të sezonit 2025/26, atë të distancës së përshkuar në fushë, duke u renditur i pari në kampionat me plot 421.58 kilometra të vrapuara deri më tani, transmeton Klankosova.tv.
Sipas të dhënave zyrtare të publikuara nga Serie A, Ramadani qëndron bindshëm në krye të kësaj liste, duke dëshmuar nivelin e lartë të përgatitjes fizike dhe angazhimit të tij në çdo ndeshje.
View this post on Instagram
Pas tij renditen dy emra të njohur të kampionatit italian, Bryan Cristante i Romës dhe Morten Frendrup i Genoas, të cilët gjithashtu kanë regjistruar kilometra të shumta të përshkuara gjatë sezonit.
Paraqitjet e mesfushorit shqiptar kanë qenë mjaft të rëndësishme për skuadrën e Lecce-s gjatë këtij edicioni, ku kontributi i tij në mesfushë, sidomos në aspektin defensiv dhe të punës pa top, ka ndikuar drejtpërdrejt në stabilitetin e ekipit.
Angazhimi dhe qëndrueshmëria e tij fizike kanë luajtur rol kyç që Lecce të arrijë objektivin kryesor të sezonit, sigurimin e qëndrimit në Serie A edhe për edicionin e ardhshëm.
Interneti rikthehet pjesërisht në Iran, pas 88 ditësh blloka...
Sorensen: Nuk do të ketë bilateralizim të dialogut Kosovë-Se...
Rama nga Brukseli: Nuk ka të bëjë me një anëtarësim të lehtë...
BE: Gaza nuk mund të harrohet, situata mbetet e tmerrshme
Ylber Ramadani, lojtari që ka vrapuar më së shumti në Serie ...
Pas vendimit të Gjykatës së Lartë, pritet normalizimi i puni...