Tjetër paraqitje e mirë e Veronës, tjetër paraqitje e mirë e Amir Rrahmanit në Serie A
Hellas Verona po vazhdon me paraqitje të mira në Serie A.

Verona, me Amir Rrahmanin titullar, e ka mposhtur 1-0 Fiorentinën në xhiron e 13 në Itali.
Mbrojtësi i Kombëtares së Kosovës bëri paraqitje fantastike për 90 minuta, duke u vlerësuar në fund nga ‘WhoScored’ si një ndër më të mirët.
Rrahmani së bashku me Faraonin u vlerësuan me notat 8.0, dy më të mirët e këtij takimi.
Amiri ka bërë deri më tani 14 paraqitje në të gjitha garat me skuadrën debutuese në Serie A.
Pas 13 ndeshjeve në Serie A, verona është befasia më e madhe që është ngjitur në pozitën e tetë me 18 pikë, 4 larg zonës Europa League. /Gazeta Express/
Trump: Çmimet e naftës do të bien pas normalizimit të Hormuz...
Konjufca për LDK-në: Familjarë të figurave të saj merren me ...
Aksident fatal në Fier–Vlorë, makina përplas për vdekje këmb...
Rritet në 452 numri i rasteve me Ebola në Kongo, 82 viktima
Arsenali futet në garë për Ander Barrenetxea
Kurti: Zgjedhjet ishin të panevojshme, por tash votimi është...