Shefi i Bayern Munich, Karl-Heinz Rummenigge ka pranuar se klubi nuk do e këtë të lehtë transferimin e sulmuesit të Manchester City-t, Leroy Sane.
Bayern që disa muaj është i lidhur me transferimin e gjermanit, por skuadra angleze ka refuzuar ta shesë nëse nuk paguhet kartoni i 62 milionë eurove, transmeton portali arbresh.info.
Rummenigge ka thënë se transferimi do jetë i vështirë dhe sa më shumë që luajnë pa tifozë edhe më i vështirë bëhet.

“Duhet të presim dhe të shohim merkaton pas përmirësimit së situatës së koronavirusit”.
“Të gjithë mundohemi të punojmë dhe gjithashtu do provojë sfida në financa. Sa më shumë që luajmë pa spektatorë, aq më vështirë do bëhet financiarisht”, theksoi ai.
Thuhet se Sane ka arritur marrëveshje personale me “Bavarezët” dhe do nënshkruajë kontratë pesëvjeçare, por ende s’është arritur marrëveshja mes klubeve./arbresh.info
Presidentja sllovene ngre flamurin Palestinez në Pallatin Pr...
FIFA ndryshon edhe ceremoninë e himnit për Botërorin 2026
Policia ukrainase hap hetim pas gjetjes së trupit të një ush...
Trump: Çmimet e naftës do të bien pas normalizimit të Hormuz...
Konjufca për LDK-në: Familjarë të figurave të saj merren me ...
Aksident fatal në Fier–Vlorë, makina përplas për vdekje këmb...