Karl Heinz Rummenigge në një intervistë për “Sky Sport”, ka folur për trajnerin e ardhshëm të Bayernit.
“Bayerni, pas njëmbëdhjetë fitoresh radhazi në kampionat, nuk arriti të fitonte këtë vit. Sezoni nuk ishte shumë i mirë, ne përfunduam në vendin e tretë. Në Champions League, megjithatë, arritëm në gjysmëfinale dhe dolëm në një mënyrë disi fatkeqe kundër Realit të Madridit. Turp, një finale e gjitha gjermane kundër Borussias së Dortmundit do të kishte qenë interesante”, tha fillimisht Karl.
Teksa ai ka treguar mënyrën e përzgjedhjes së trajnerit të ri.
“Drejtori ynë sportiv ka zgjedhur Kompany, ka detaje përfundimtare për t’u zgjidhur, por në fund ai do të mbërrijë. Ne biseduam për këtë me Guardiolën dhe ai foli shumë mirë për të, Pep na dha një dorë’, shtoi tutje ai.
Kosova voton nesër, rreth 2 milionë qytetarë me të drejtë vo...
Osmani nderon ushtarët e Gardës Kombëtare të Iowas, të rënë ...
Parashikimi i motit për nesër, temperaturat shkojnë deri në ...
Aston Villa përmbys Chelsea
Aksident në aksin Qafë Plloçë – Pogradec, makina përplas një...
Ligj i ri në New York – paralajmërime për përdorimin e...