Amir Rrahmani ka shkëlqyer në ndeshjen ndaj Qipros ku Kosova triumfoi me rezultat 3-0.
Kapiteni i Kombëtares së Kosovës ka qenë fantastik në mbrojtje, por edhe në repartin ofensivë ku shënoi golin e parë.
Rrahmani ishte më i vlerësuari me notën 8,4 nga Dardanët, derisa ka zënë vend edhe në formacionin e xhiros së katërt të Ligës së Kombeve nga SofaScore

Në portë është portieri i Luksemburgut, Moris, derisa mbrojtja përveç kapitenit kosovar përbëhet edhe nga Di Lorenzo (Itali), Pedro Porro (Spanjë) dhe Nagy (Hungari).
Mesfusha përbëhet nga tre futbollistë ku ndodhet edhe mesfushori shqiptar i Maqedonisë së Veriut, Isnik Alimi së bashku me Christian Eriksen dhe Nannasin e Suedisë.
Ndërkohë në repartin ofensivë janë Price i Irlandës së Veriut, Viktor Gyokeres i Suedisë dhe Dominik Szobslai i Hungarisë.
Peticioni me 200 mijë nënshkrime, Gucati: Na kanë pritur mir...
Memli Krasniqi viziton Kadri Veselin: Pavarësisht zvarritjev...
Rama nesër prezanton Prishtinën në “Expo AI 2026” në Washing...
Përvjetori i lindjes së Skënderbeut: Ceremoni në Lezhë e Kru...
Xhensila Myrtezaj ndan pamje nga xhirimet e klipit të ri
Kina bën thirrje për armëpushim të menjëhershëm në Iran në p...