Nottinham Forest është skuadra që ka befasuar këtë sezon në Premier League, ku është duke kaluar në formë të shkëlqyer xhiro pas xhiro.
Skuadra e udhëhequr nga Nuno Espirito Santo ka mposhtur Tottenhamin me rezultat minimal 1-0, në sfidën e vlefshme të xhiros së 18-të, shkruan Arbresh.info.
Golin e vetëm në këtë sfidë e ka shënuar Elanga në minutën e 28-të, pas një asistimi Gibbs-White.
Deri në fund, Tottenhami u mundua të shënoj golin e barazimit por pa ia arritur dot. Teksa në minutën e katërt shtesë, Spurs mbetën me 10 lojtarë kur Spence u ndëshkua me karton të kuq.
Me këtë fitore Nottinghami ngritët në pozitën e tretë me 34 pikë përkohësisht derisa Arsenali ta zhvillojë ndeshjen e ardhshme.
Kurse, “Gjelat” janë të 11-tit me 23 sosh./Arbresh.info

Ministrja e Arsimit në RMV nuk i lejon të flasin shqip, mome...
Bajrami kërkon heqjen e plotë të masave, zyrtarja e BE-së vl...
Derisa priten faturat e reja të rrymës, Kosova paguan edhe p...
Vengu: 2026, vit i rinisjes së industrisë ushtarake – në maj...
Aksident në Ozdrim të Pejës, lëndohen katër persona
Përplasje fizike në Big Brother? Marko eskalon ndaj Shëndrit...