Barcelona, me Hansi Flick në krye, kërkoi një penallti në pjesën e dytë të ndeshjes ndaj Atletico Madridit pas një momenti të diskutueshëm që përfshiu Pubillin.
Rasti ndodhi pas një goditjeje nga porta për Atleticon, kur portieri Musso ia la topin mbrojtësit katalanas për ta vënë në lojë. Në momentin kur topi u prek me këmbë dhe më pas u kap me dorë nga Pubill, lojtarët e Barcelonës reaguan menjëherë duke kërkuar penallti.
Megjithatë, gjyqtari i ndeshjes, Istvan Kovacs, nuk akordoi asgjë, duke vlerësuar se topi nuk ishte ende në lojë në atë moment.
Pas ndeshjes, kjo situatë iu përmend edhe Giuliano Simeones në zonën miks. Fillimisht ai deklaroi se nuk e kishte parë aksionin, por pasi iu tregua nga gazetarët, dha një shpjegim të qartë.
“Sapo ma thanë, ende nuk e kisha parë”, tha fillimisht Giuliano. Pasi pa pamjet, ai reagoi: “Aty po e nis Marc lojën”.
I pyetur sërish nga gazetarët, sulmuesi argjentinas u përgjigj më seriozisht:
“Marc e prek topin me dorë për ta nisur lojën. Ne nuk e nisim lojën me portierin. Nuk e di a e keni parë ndeshjen. A e nxori portieri ndonjëherë topin gjatë gjithë ndeshjes? Asnjëherë. Ne nuk e nisim lojën me portierin”, theksoi ai, duke lënë të kuptohet se nuk kishte vend për polemika./Arbresh.info
Hamza takon veteranët e UÇK-së: Do t’i rrisim për 50% pensio...
Gjykata e Lartë i jep të drejtë “Mabco”-s për aeroportin e V...
Abdixhiku fton qytetarët në hapjen e fushatës së LDK-së në “...
KQZ mbikëqyrë shtypjen e fletëvotimeve nga kompania sllovene...
Kurti: Dy djemtë e policëve të rënë në detyrë, pjesë e gjene...
“Tirana, Shkupi, Prishtina janë bashkë”, studentët nga Kosov...