Manchester United raportohet se ka nisur bisedimet për transferimin e mesfushorit të Napolit, Jorginho.
Pasi Michael Carrick do të pensionohet gjatë verës, United është duke kërkuar për një zëvendësues të mundshëm para përfundimit të sezonit ndërkohë që kontributi i Jorginhos në rritjen e Napolit në Serie A ka tërhequr vëmendjen e Jose Mourinhos, transmeton portali arbresh.info.

Sipas një raporti nga ‘Rai Sport’, bisedimet kanë filluar ndërmjet reprezentuesve të Jorginhos dhe United që shpreson të siguroj një marrëveshje me 26-vjeçarin para fillimit të sezonit të ardhshëm.
Mourinho ka qenë duke vëzhguar zhvillimin e tij në klubin italian dhe e sheh atë si një zëvendësues perfekt të Carrick derisa synon të krijojë një skuadër për të rivalizuar Manchester Cityn.
Edhe City besohet se ka qenë duke kërkuar shërbimet e mesfushorit italian, por United shihet favorit për të fituar garën./arbresh.info/
Si ta ndihmoni trupin tuaj të detoksifikohet vetë nga vetja
Rrebeshe shiu, parashikimi i motit për nesër
Brightoni merr tri pikë me një paraqitje dominuese ndaj Chel...
SPAK sekuestron pasuri mbi 40 milionë euro: Bllokohen prona,...
Vrasja e trefishtë në Mal të Zi: Nëna e denoncoi në polici t...
Konsullata e Kosovës në Nju Jork organizon mbrëmje komemorat...