Maqedonia e Veriut kish shënuar një arritje historike në futboll, pasi për herë të parë në histori do të garojë në fazën finale të Kampionatit Evropian,.
EURO 2020 starton më 11 qershor në Romë me ndeshjen mes Italisë e Turqisë.
Përzgjedhësi Igor Angelovski ka publikuar sot edhe listën me 26 futbollistët që do të marrë me vete në grumbullimin zyrtar, teksa bie në sy prezenca e plot gjashtë futbollistëve me origjinë shqiptare.
Visar Musliu, Egzon Bejtullai, Ezgjan Alioski, Arijan Ademi, Enis Bardhi dhe Ferhan Hasani janë shqiptarët e përzgjedhur nga Angelovksi për të përfaqësuar ngjyrat e Maqedonisë së Veriut në Euro 2020.
Lista e Maqedonisë së Veriut
Portierë: Stole Dimitrovski, Damjan Shishkovski dhe Riste Jankov.
Mbrojtje: Stefan Ristovski, Visar Musliu, Egzon Bejtullai, Kire Ristevski, Gjoko Zajkov, Darko Vellkovski dhe Ezgjan Alioski.
Mesfusha: Arian Ademi, Enis Bardhi, Stefan Spirovski, Boban Nikollov, Tihomir Kostadinov, Ferhan Hasani, Elif Elmas, Daniell Avramovski, Darko Çurlinov dhe Marjan Radeski.
Sulm: Goran Pandev, Aleksandar Trajkovski, Ivan Triçkovski, Vllatko Stojanovski, Kirste Velkovski dhe Millan Ristevski.
/Telegrafi/
Drogë në bodrumin e një banese në Mitrovicë, pronari në kërk...
Elijona shpërthen në lot, e merr malli për familjen
ShBA-ja ndjek cisternën e tretë të naftës të lidhur me Venez...
VV sot mban tubim në Podujevë, merr pjesë Kurti
Punonjësi i Pallatit Élysée vjedh enët e përdorura nga Macro...
I dyshuar për grabitje në Ohajo, një person tenton të qëlloj...