Manchester City nuk ka arritur të marrë më shumë se një barazim 1 – 1 në “Etihad Stadium”, ndaj Evertonit, në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 18-të në Premier League.
Ndeshja nisi më mirë për vendasit ku arritën të shënojnë përmes Silvas në minutën e 14-të, shkruan Arbresh.info.
Mirëpo, Evertoni nuk qëndroi duarkryq dhe barazoi rezultatin nëntë minuta para mbylljes së pjesës së parë.
City pati mundësi të artë të rikthej epërsinë në minutën e 53-të, por Erling Haaland gaboi nga pika e bardhë e penalltisë. Jordan Pickford e ndali goditjen e tij.
Deri në fund nuk pati gola dhe kështu dy skuadrat ndanë pikë.
Kjo është ndeshja e pestë me radhë pa fitore e Man Cityt, ndërkohë kanë vetëm një triumf në 13 sfidat e fundit.
Aktualisht ndodhen në pozitëm e gjashtë në tabelë me 28 pikë, mirëpo me një fitore të Aston Villas dhe Neëcastle mund të bien edhe më poshtë në renditje.
Teksa, Evertoni me këtë barazim ndodhet në pozitën e 15-të me 17 pikë.
Ndeshjen e radhës, City e luan ndaj Leicesterit në udhëtim kurse Evertoni e pret në shtëpi Nottingham Forstin./Arbresh.info
Policia e ndjek nëpër mal dhe e kap të dyshuarin që e dogji ...
Grabitje e armatosur në një barnatore në Pejë, dy të dyshuar...
Juventusi interesohet për shërbimet e portierit të klubit të...
Kurti: Kriminelët e mëdhenj serb ose janë në burgun e Dyzit,...
Kurti “punëson” gjyshërit: Nga 100 euro shtesë për ata që ku...
Isak dyshohet se e ka thyer këmbën