Juventusi raportohet se është përgatitur për të paguar 45 milionë euro duke e detyruar Bayern Munichun të shes Douglas Costan pasi lojtari ka rënë dakord me pagën prej 6 milionë euro.
Agjenti i braziliani ishte në Torino për një takim me drejtorin sportiv Beppe Morotta dhe ‘Sky Sports Italia’ pretendon që Costa është i etur për të arritur transferimin, transmeton portali arbresh.info.
Probleme vazhdon të mbetet te Bayern Munichu, i cili kërkon një shumë prej 50 milionë euro për anësorin.
Oferta e parë e Juventusit do të jetë 40 milionë euro dhe në maksimum do të shkoj deri në 45 milionë euro.
Megjithatë, dy klubet kanë raporte shumë të mira ndërmjet vete pasi kanë kryer një numër të madh marrëveshjes gjatë viteve. Edhe pse Interi ka qenë gjithashtu duke kërkuar transferimin e Douglas Costas, duket që zemra e tij vazhdon të jetë në Juventus./arbresh.info
Rritet në 452 numri i rasteve me Ebola në Kongo, 82 viktima
Arsenali futet në garë për Ander Barrenetxea
Kurti: Zgjedhjet ishin të panevojshme, por tash votimi është...
Dua Lipa dhe Callum Turner nisin festimet e dasmës në Palerm...
Kosovari shpallet fajtor për zjarrvënie në Ulqin, dënohet me...
Autoritetet ndalojnë 50 mijë euro të padeklaruara në Durrës