Jorginho po mendonte të largohet nga Chelsea gjatë kësaj vere.
Por, ndryshimet në pronësi të “Blues” kanë bërë që mesfushori italian ta ndërrojë mendjen.
Sipas mediave britanike, futbollisti me prejardhje braziliane tash po mendon të qëndrojë në “Stamford Bridge” dhe është i hapur për ta vazhduar kontratën me Të Kaltrit.
Mediat britanike raportojnë se 30 vjeçari i ka hequr krejt dyshimet rreth së ardhme dhe se menaxheri i tij do të bisedojë me drejtuesit e Chelseat për vazhdimin e kontratës.
Jorginho është i vendosur t’i tregojë vlerat e tij në “Stamford Bridge”, ku po luan me sukses tash e sa vite. /arbresh.info/
Trump: Çmimet e naftës do të bien pas normalizimit të Hormuz...
Konjufca për LDK-në: Familjarë të figurave të saj merren me ...
Aksident fatal në Fier–Vlorë, makina përplas për vdekje këmb...
Rritet në 452 numri i rasteve me Ebola në Kongo, 82 viktima
Arsenali futet në garë për Ander Barrenetxea
Kurti: Zgjedhjet ishin të panevojshme, por tash votimi është...