Jordan Henderson ishte pjesë e sfidës miqësore mes Anglisë dhe Australisë në Wembley. Mesfushorit i ishte besuar edhe shiriti i kapitenit nga ana e trajnerit Gareth Southgate, megjithatë as ky detaj nuk e shpëtoi nga vërshëllimat e tifozëve në Wembley.
Ata nuk e falin Henderson për transferimin në Arabi tek Al-Etiffaq duke braktisur Premier Leaguen dhe Liverpool. Mesfushori provon t’i përgjigjet fansave duke theksuar se e priste kontestimin e tifozëve, por theksoi se ai nuk është një politikan dhe se në Arabi është transferuar për t’u përmirësuar.
“Unë tani luaj në Arabi dhe jam atje për t’u përmirësuar, si në fushë ashtu edhe jashtë saj. Nuk është bukur kur tifozët të kontestojnë, por kështu ndodh.
Ka nga ata që më përgëzojnë, ka edhe nga ata që më komentojnë në mënyrë negative. Njerëzit kanë mendimet e tyre. Por, unë nuk jam një politikan dhe as që dua të merrem me politikë. Mua më mjafton të jem i përqëndruar te futbolli dhe të përmirësoj veten”, u shpreh Henderson./ss
Presidentja sllovene ngre flamurin Palestinez në Pallatin Pr...
FIFA ndryshon edhe ceremoninë e himnit për Botërorin 2026
Policia ukrainase hap hetim pas gjetjes së trupit të një ush...
Trump: Çmimet e naftës do të bien pas normalizimit të Hormuz...
Konjufca për LDK-në: Familjarë të figurave të saj merren me ...
Aksident fatal në Fier–Vlorë, makina përplas për vdekje këmb...