Mesfushori i PSG-së, Idrissa Gueye ia ka hapur derën transferimit te yllit të Napoli-t, Kalidou Koulibaly në “Parkun e Princave”.
Ka raportime të shumta që senegalezi do largohet nga “San Paolo” në verë dhe destinacioni kryesor është gjiganti francez, transmeton portali arbresh.info.
Që ky transferim të ndodh është duke shpresuar edhe Gueye, i cili ka thënë se transferimi i Koulibaly-t te PSG do ishte i mirë për të gjithë.

“Nuk kam biseduar me askënd për këtë gjë, pos me njërin ndër trajnerët e mi që tha se do ishte fantastike. Sigurisht, do ishte fantastike për të dhe mbi të gjitha për klubin”.
“Do jetë fantastike për mua gjithashtu të kem një tjetër lojtar senegalez në klub. Kaloj shumë mirë me të. E thërras ‘gjeneral’. Nëse vjen, do jetë shumë mirë për të”, deklaroi ai.
Në garë për shërbimet e Koulibaly-t mbesin edhe Manchester United, Manchester City dhe Real Madrid, ndërsa kartoni i tij është 100 milionë euro./arbresh.info.
Rritet në 452 numri i rasteve me Ebola në Kongo, 82 viktima
Arsenali futet në garë për Ander Barrenetxea
Kurti: Zgjedhjet ishin të panevojshme, por tash votimi është...
Dua Lipa dhe Callum Turner nisin festimet e dasmës në Palerm...
Kosovari shpallet fajtor për zjarrvënie në Ulqin, dënohet me...
Autoritetet ndalojnë 50 mijë euro të padeklaruara në Durrës