Futbollisti i Përfaqësueses së Kosovës në futboll dhe skuadrës daneze Brondby, Besar Halimi, ka dhuruar donacion për fëmijën e SOS Fshatit, përcjellë arbresh.info.
Halimi e ka bërë një vizitë në këtë fshat së bashku me familjarët e tij.
Faqja e SOS Fshatit ka publikuar vizitën dhe e ka falëndëruar Halimin në faqen zyrtare në rrjetin social Facebook.
“Sot fëmijët e SOS Fshatit i vizitoi një familje e mrekullueshme. Ishin familja e Futbollistit të shquar të Përfaqësueses së Kosovës në Futboll, familja e Besar Halimit. Ishte profesori Flamur Hyseni ai i cili i shoqëroj familjarët e Besarit dhe bashkarisht me ta për ca qaste qëndruan me Fëmijët e Fshatit SOS. Faleminderit Futbollistit të shquar Besar Halimit dhe familjes së tij edhe për vizitën por edhe për donacionin të cilin e dha për fëmijët e Fshatit SOS”, shkruan në faqen e SOS Fshatit. /arbresh.info/

Ylber Ramadani në formacionin e javës në Serie A nga SofaSco...
OKB: Shpenzimet e SHBA-së për luftën “e pamatur” në Iran mun...
Komisioni për Legjislacion miraton projektligjin për “çmimet...
Deklaratat e Trump, Irani paralajmëron përgjigje vendimtare ...
Provimi i Jurisprudencës, reagon kryetari i Gjykatës Supreme...
Beatrix Ramosaj “çmend” me format trupore