Një nga befasitë më të këndshme të këtij stinori në Ligën e Kampionëve deri më tani është Qarabagu i Azerbajxhanit.
Skuadra e cili e eliminoi Shkëndijen e Tetovës nga kualifikimet për Ligën e Kampionëve, po del të jetë një prej surprizave të këtij edicioni në këtë kompeticion. Pas dy ndeshjeve të para në fazën e Ligës ata kanë dy fitore, shkruan Arbresh.info.
Azerët sonte mposhtën në tokën e tyre gjigantin danez Copenhagen me rezultat 2-0.
Zoubir shënoi në minutën e 28-të për epërsinë fillestare, kurse Addai vulosi fitoren shtatë minuta para fundit të takimit.
Në ndeshjen e parë ata mposhtën Benfican në Portugali me rezultat 2-3, dhe tashmë janë në kuotën e gjashtë pikëve së bashku me Bayernin, Real Madridin e Interin.

Takimin e radhës në Ligën e Kampionëve, azerët e luajnë ndaj Athletic Bilbaos në udhëtim./Arbresh.info
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...