Ambasada e Republikës së Kosovës në Slloveni u ka bërë thirrje të gjithë shtetasve të Kosovës të regjistruar për votim që të marrin pjesë në procesin zgjedhor dhe të ushtrojnë të drejtën e tyre demokratike në Ambasadën e Kosovës në Lubjanë.
Përmes një njoftimi zyrtar, ambasada ka rikujtuar se kanë mbetur vetëm disa orë deri në përfundimin e votimit, duke ftuar qytetarët që ende nuk kanë votuar të paraqiten në qendrën e votimit brenda afatit të përcaktuar.
Sipas njoftimit, votuesit mund të identifikohen me letërnjoftim, pasaportë ose leje vozitjeje të vlefshme të Republikës së Kosovës.
Autoritetet diplomatike kanë bërë të ditur se vendvotimi do të mbetet i hapur deri në orën 19:00 në ambientet e ambasadës, të vendosura në adresën Tivolska cesta 48, në Lubjanë.
Ambasada ka inkurajuar të gjithë qytetarët e regjistruar që të shfrytëzojnë mundësinë për të votuar dhe të kontribuojnë në procesin demokratik përmes pjesëmarrjes së tyre në zgjedhje.
Rama reagon ndaj mediave ndërkombëtare për protestën në Zvër...
Të shtëna me armë në Prishtinë, Policia arreston dy të dyshu...
KQZ hedh poshtë dyshimet: Materiali në video ishte sipas pro...
Ministria e Jashtme: Votimi në përfaqësitë diplomatike u zhv...
Policia sekuestron substanca të dyshuara narkotike në Prisht...
Përmbyllet me sukses procesi i votimit në Konsullatën e Koso...