Ka nisur protesta e shtatë radhazi kundër ndërtimit të planifikuar në zonën e Zvërnecit. Qytetarët janë mbledhur fillimisht në sheshin “Skënderbej” dhe më pas kanë marshuar përgjatë bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, duke u ndalur përballë godinës së Kryeministrisë.
Protestuesit po kundërshtojnë projektin e ndërtimit në këtë zonë, ndërsa kërkesat e tyre janë shtuar nga protesta në protestë, përfshirë edhe dorëheqje të zyrtarëve përgjegjës.
Gjatë marshimit, një pjesë e qytetarëve të tjerë janë bashkuar përgjatë bulevardit, duke valëvitur flamuj kuqezi dhe duke shprehur kundërshtim ndaj qeverisë dhe projektit në Zvërnec.
Protesta po zhvillohet në mënyrë paqësore, ndërsa pritet të vazhdojë me fjalime dhe deklarata nga organizatorët.
FIFA sjell ndryshime të mëdha për Kupën e Botës 2026
Ngjarje e rëndë në Itali, ndërtesa rrënohet pas shpërthimit ...
KQZ nis Programin e Vëzhguesve Ndërkombëtarë për zgjedhjet e...
Sulmuesi njofton largimin nga Tirana
Votimi në Ambasadën e Kosovës në Hagë përmbyllet me sukses
SHBA i bën thirrje Evropës të fokusohet më shumë në siguri d...